Mirlind Daku shkëlqen me dygolësh, Mura me përmbysje triumfon ndaj Domzale
N.S Mura ka arritur të arkëtojë pikët e plota në sfidën e vështirë ku fituan me rikthim kundër Domzale.
Mura zhvilloi paraqitje më të mirë, me qendërsulmuesin kosovar Mirlind Daku që ishte i jashtëzakonshëm me dy gola, derisa rezultati përfundimtar doli të jetë 4:3.
Sfida ishte tejet interesante, me vendasit që kaluan në epërsi pastaj mysafirët realizuan tre gola dhe në fund Mura përmbysi rezultatin për t'i arkëtuar pikët e plota.
Mirlind Daku pas vetëm 17 minutave lojë realizoi një gol të bukur që t'i jep epërsinë skuadrës sllovene.
17’| GOOOL! ⚽️
— NŠ Mura (@nsmura_ms) July 24, 2022
Čarno-bejli smo z visokim pritiskom ukradli žogo, Bobičanec je odlično podal skozi noge branilca Domžal, kjer je pred vrati rutinirano zaključil Mirlind Daku! Mura vodi!#mismomura #čarnobejli #PrvaLigaTelemach pic.twitter.com/pZY6ovayVF
Mirëpo, vetëm shtatë minuta më vonë Janez Pisek për të barazuar rezultatin (24'). Vetëm tre minuta më vonë, Mark Strajnar kaloi Domzalen në avantazh (27').
Mura pastaj kishte rastin e artë që të barazonte rezultatin, mirëpo Luka Bobicanec dështoi nga pika e bardhë (30').
Domzale vazhdoi me sulmet e njëpasnjëshme dhe shënoi golin e tretë përmes sulmuesit Arnel Jakupovic, rezultatin me të cilin përfundoi kjo pjesë.
Mura e nisi shumë më mirë pjesën e dytë, me kosovarin Mirlind Daku që doli sërish në skenë për të ngushtuar rezultatin (61') duke dërguar topin në rrjetë me kokë.
61’| GOOOL! ⚽️
— NŠ Mura (@nsmura_ms) July 24, 2022
Znižanje čarno-bejlih! Minuto po vstopu v igro je Žiga Kous odlično podal pred gol, z glavo pa je zabil Mirlind Daku!#mismomura #čarnobejli #PrvaLigaTelemach pic.twitter.com/vBbwX28tPX
Vetëm gjashtë minuta më vonë, mysafirët mbeten me 10 lojtarë në fushë pasi Pisek u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme.
Sidoqoftë, Bobiacenec sërish ishte i pasaktë nga pika e bardhë (69'), por dy minuta më vonë realizoi nga penalltia për të barazuar rezultatin (71').
Mura vazhdoi me sulmet e njëpasnjëshme në kërkim të fitores dhe golin e gjetën në fundin e ndeshjes. Ishte Nikola Petkovic që realizoi në kohën shtesë për epilogun përfundimtar 4:3.
Pas kësaj fitore, Mura ngritët në pozitën e pestë me tre pikë, derisa Domzale bie në pozitën e nëntë me një sosh.
Ndërkohë, Mirlind Daku tani prin si golashënuesi më i mirë në kampionatin slloven me dy gola të shënuara.