Miliarderi britanik kërkon kontrollin në transferime te Manchester Unitedi, si pjesë e ofertës për shumicën e aksioneve në klub - NACIONALE

Miliarderi britanik kërkon kontrollin në transferime te Manchester Unitedi, si pjesë e ofertës për shumicën e aksioneve në klub

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe, e dëshiron kontrollin e plot në afatin veror kalimtar të transferimeve, nëse oferta e tij për ta marrë drejtimin e klubit rezulton e suksesshme dhe shumica e aksioneve të djajve të kuq, kalojnë në emër të tij.

Oferta e Ratcliffe për Manchester Unitedin përfshin një kërkesë për të marrë kontrollin e transferimeve sapo të arrihet marrëveshja e blerjes, sipas Daily Telegraph. Firma INEOS e miliarderit britanik dëshiron të marrë një aksion kontrollues te Djajtë e Kuq, duke lejuar mundësinë që familja Glazer të qëndrojë si aksionar të pakicës. Nëse arrihet një marrëveshje, Ratcliffe dëshiron të marrë përgjegjësinë për rekrutimin e lojtarëve menjëherë në vend që të presë derisa të përfundojë procesi i shitjes së klubit.

Sir Jim Ratcliffe

Dritarja e transferimeve të verës hapet më 10 qershor dhe trajneri Erik ten Hag është i etur për të forcuar skuadrën e tij. Holandezi tashmë e ka bërë të qartë se skuadra e tij ka nevojë për një sulmues qendre, me Harry Kane të Tottenhamit që është shfaqur si objektivi kryesor. United pritet gjithashtu të largojë disa yje të padëshiruar, me 13 lojtarë që pritet të largohen në fund të sezonit.

Harry Kane Ten Hag

Ratcliffe nuk është ofertuesi i vetëm për Manchester Unitedin. Firma globale e investimeve Carlyle është gjithashtu në bisedime me Glazers, ndërsa një grup nga Katari i drejtuar nga Sheikh Jassim bin Hamad është gjithashtu në garë për të marrë përsipër klubin nga Premierliga.

Avram Glazer Manchester United Carabao Cup final

Djajtë e Kuq ndeshjen e radhës e zhvillojnë në elitën angleze të enjten kundër Brighton.

Lajme të ngjashme