Katari konfirmon ofertën për ta blerë 100 % Manchester Unitedin - NACIONALE

Katari konfirmon ofertën për ta blerë 100 % Manchester Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Themeluesi i shtetit të Katarit, Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani, ka konfirmuar se ka bërë ofertë sot për të blerë 100 % aksionet e Manchester Unitedit.

Bin Hamad Al Thani është kryetari i një prej bankave të Katarit (QIB) dhe konfirmoi në një deklaratë synimin e tij për të blerë Manchester United. Ai tha se ka bërë një ofertë 'të konsiderueshme' për të blerë klubin dhe dëshiron të rikthejë Unitedin në lavdinë e tyre të mëparshme, me ofertën që nuk vjen në formën e kredisë dhe i gjithë fitimi do të riinvestohet përsëri në komunitetin lokal nëpërmjet fondacionit 92.

Oferta synon të rikthejë klubin në lavdinë e saj të mëparshme, si brenda dhe jashtë fushës dhe do të fokusohemi që tifozët t’i rikthejmë në zemrën e Manchester Unitedit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Image

“Oferta do të jetë plotësisht pa kredi përmes Fondacionit Nine Two të Sheikh Jassim, i cili do të kërkojë të investojë në ekipet e futbollit, qendrën stërvitore, stadiumin dhe infrastrukturën më të gjerë, përvojën e tifozëve dhe komunitetet që klubi mbështet.

"Vizioni i ofertës është që Klubi i Futbollit Manchester United të jetë i njohur për përsosmërinë e futbollit dhe të konsiderohet si klubi më i madh i futbollit në botë. Më shumë detaje të ofertës do të publikohen, kur është e përshtatshme, kur të zhvillohet procesi i ofertës."

Grupi Raine ka kërkuar që ofertat fillestare për të blerë Unitedin t'i bëhen atyre deri në orën 22:00 më 17 shkurt. Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe pritet të rivalizojë ofertën nga Bin Hamad Al Thani pasi një zëdhënës njoftoi se ata kishin vendosur për ta blerë klubin në janar.

Procesi për të blerë klubin nuk do të jetë i shpejtë dhe çdo pronar i mundshëm do t'i nënshtrohet një testi rigoroz nga Premierliga dhe UEFA dhe ka të ngjarë të përballet me kundërshtime të forta diku tjetër. Sidoqoftë, gjigandi anglez kthehet në aksion në elitën angleze, ku do të përballet me Leicester Cityn në Old Trafford.

Lajme të ngjashme