Emiri i Katarit i ofron 5 miliardë euro për ta blerë Manchester Unitedin - NACIONALE

Emiri i Katarit i ofron 5 miliardë euro për ta blerë Manchester Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emiri i Katarit, SheikuTamim bin Hamad al-Thani, ka shfaqur gatishmëri për ta blerë Manchester Unitedin. Ai e vlerëson klubin më pak se çmimin që familja Glazer ia ka vendosur klubit, 6.7 miliardë euro.

Por UEFA duhet ta bëjë një ndryshim në rregulloren e vet për këtë, pasi emiri e ka në pronësi tashmë edhe Paris Saint-Germainin.

Ai e bleu PSG-në në vitin 2011 përmes Katar Sports Investment. Rregullat e UEFA-s nuk lejojnë që e të njëjtit pronar të përballet mes vete në garat e saj, që do të thotë se Unitedi nën pronësinë e Katarit dhe PSG-ja nën pronësinë e Katarit nuk lejohen të luajnë kundër njëri-tjetrit në Ligën e Kampionëve nëse do t’i vinte përballë shorti.

Zyrtarët e Katarit janë të vetëdijshëm për rregullin e UEFA-s dhe po kërkojnë ta gjejnë një zgjidhje, në mënyrë që ta blejnë Unitedin, sipas mediave britanike.

Ndër zgjidhjet është ta bindin UEFA-n ta ndryshojë rregulloren e vet për këtë çështje.

Familja Glazer e nxori Unitedin në shitje në nëntor. Ata i kërkojnë 6.7 miliardë euro për ta shitur 20 herë kampionin e Premierligës.

Megjithatë, emiri beson se 5 miliardë euro është çmim më real.

Lajme të ngjashme