Mikel Arteta shpreson që disa lojtarë të jenë në gjendje të luajnë ndaj Crystal Palace - NACIONALE

Mikel Arteta shpreson që disa lojtarë të jenë në gjendje të luajnë ndaj Crystal Palace

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është duke shpresuar që disa lojtarë të jenë në gjendje për sfidën hapëse të Premierligës, kundër Crystal Palace ditën e premte.

Emile Smith Rowe (ijë), Kieran Tierney (gju), Takehiro Tomiyasu (kofshë) dhe nënshkrimi i ri Fabio Vieira (kyçin e këmbës) të gjithë kanë pësuar lëndime para fillimit të këtij sezoni.

Arteta që mbetet i kënaqur me kualitetin individual shpreson që se paku tre nga këta katër futbollistë të jenë në formë për nesër.

“Tre nga katër prej tyre më shumë gjasë do të stërviten me ne këtë mesditë. Nëse gjithçka shkon mirë, ata do jenë në gjendje për t’u zgjedhur me skuadrën”.

“Shpresoj që do të nisin shërimin sepse kanë humbur shumë minuta në parapërgatitje dhe janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne”

I pyetur se cili nga këta lojtarë më gjasë nuk do të jetë gati, Arteta shtoi: “Pyetje e mirë. Do ta kuptosh nesër”.

Tierney dhe Tomiyasu vazhdojnë të kenë probleme me lëndime të njëpasnjëshme dhe Arteta ka pranuar se ka kohë derisa të rikthehen.

“Arsyet që po marrin lëndime janë të ndryshme. Numri i skuadrës nuk do t’ia shpejtojë lëndimin dhe nuk do të luajnë kur nuk është e nevojshme ose kur janë shumë të lodhur, ose jo plotësisht të shëruar”.

“Ndonjëherë duhet t’i nxitojmë ata. Ishte e kombinuar. Dy lojtarët janë duke provuar dhe të gatshëm të japin gjithçka me skuadrën. E dimë se me ata dy në formë dhe duke përformuar në nivelin më të mirë, jemi skuadër shumë më e fortë”.

Skuadra e Artetas pësoi humbje 2:0 në sfidën hapëse në edicionin e kaluar, por tekniku spanjoll beson se me prurjet e reja si Gabriel Zesus, Oleksandr Zinchenko dhe mesfushorin Vieira do të jetë ndihmë e madhe.

“Të gjithë jemi entuziast. Kemi pasur fazën parapërgatitore që dëshiruam, ishim shumë të organizuar, rezultate të mira, përformanca të mira dhe tani topi do të nis të rrotullohet”.

“E dimë çfarë duhet të presim ndaj Palace, por kemi energjinë dhe ambicien për një sezon të suksesshëm dhe duhet ta tregojmë këtë në fushë nesër mbrëma”.

Përballja mes Crystal Palace dhe Arsenalit do të nis në ora 21:00.

Lajme të ngjashme