"Mezi pres përballjen ndaj Man Cityt", Arteta optimist se Arsenali do të fitojë
Trajneri Mikel Arteta thotë se mezi po e pret ndeshjen ndaj Manchester Cityt këtë të mërkurë.
"Topçinjtë" kanë lëshuar pikë në tre ndeshjet e fundit duke barazuar me klubet si Liverpool, West Ham dhe së fundmi Southampton.
Sidoqoftë, Arteta ka theksuar se duhet ta fitojnë derbin e të mërkurës që të vazhdojnë garën për titull.
"Nuk mund të pres. Janë ndeshje që dëshiron t'i luash. Kur gjithçka është në rrezik, duhet të shkosh aty dhe të fitosh".
"Kjo skuadër e re reagon në mënyrë fantastike, kundër të gjitha basteve, por shanset që krijuan dhe shpirti që kishin ishte kënaqësi t'i shikosh. Mesazhi është i qartë, unë i dua ata".
"Jemi poshtë dhe ata do të bëjnë gjithçka për të fituar. Mund ta shohësh shpirtin në dhomën e zhveshjes, por është e qartë se duhet t'i bëjmë gjërat në mënyrë defensive më mirë".
Arsenal të mërkurën shpreson që edhe t'iu kthehet mesfushori Granit Xhaka, pasi ky i fundit mungoi shkaku që ishte i sëmurë.
