Aeroplanët luftarakë britanikë penguan një aeroplan rus mbi Detin Norvegjez - NACIONALE

Aeroplanët luftarakë britanikë penguan një aeroplan rus mbi Detin Norvegjez

1 orë më parë

nga NACIONALE

Aeroplanët luftarakë britanikë penguan një aeroplan rus për patrullim detar, pasi ai “në mënyrë të përsëritur” iu afrua një grupi sulmues me aeroplanmbajtëse në Detin Norvegjez, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Aeroplani rus “Bear-F” kaloi në një lartësi të ulët dhe “në masë të panevojshme afër” aeroplanmbajtëses “HMS Princi i Uellsit” dhe besohet se ka lëshuar të paktën 10 pajisje për zbulimin e valëve zanore në ujë të enjten, tha më tej kjo ministri, raporton televizioni BBC.

Ministria e Mbrojtjes tha se aktiviteti i forcave ruse në Detin Norvegjez ishte “i pasigurt dhe joprofesional”.

Grupi sulmues britanik me aeroplanmbajtëse aktualisht është i dislokuar afër Islandës nën komandën e NATO-s, me 1.500 pjesëtarë personeli në anijet që e përbëjnë.

Grupi përbëhet nga aeroplanmbajtësja “HMS Princi i Uellsit”, anija shkatërruese “HMS Duncan”, aeroplanë luftarakë F-35, helikopterë të tipave “Merlin” dhe “Wildcat” si dhe mbështetet nga cisterna “RFA Tidespring”.

Kjo është hera e parë që NATO-ja kryen operacione të patrullimit ajror nga një aeroplanmbajtëse evropiane.

Forcat britanike u përpoqën që të kontaktonin me aeroplanin rus në frekuenca ndërkombëtare, por ai nuk u përgjigj./Nacionale

Lajme të ngjashme