Messi nuk po ndien kurrfarë kënaqësie në PSG, thotë Dani Alves
Lionel Messi nuk është duke ndier kurrfarë kënaqësi në Paris Saint-Germain, sipas Dani Alvesit, i cili këmbëngul se ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona po duket i parehatshëm në Parc des Princes.
Messi e fitoi një vend në historinë e futbollit gjatë 21 viteve të kaluara në Barçë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit dhe duke i fituar tituj të shumtë në Laliga dhe Ligën e Kampionëve.
Por ai u detyrua të largohej nga Camp Nou në verë, pasi klubi vendosi të bëjë ndryshime rrënjësore për t’i ulur shpenzimet në pagat e futbollistëve për shkak të telasheve financiare.
PSG-ja e shfrytëzoi mundësinë për ta marrë Messin si lojtar të lirë, por argjentinasi ende nuk ia ka dalë ta shfaqë formën e tij më të mirë në Francë.
Alvesi, i cili luajti përkrah Messit në Barçë nga viti 2008 deri më 2016, mendon se 34-vjeçari e ka humbur paksa pasionin për lojën e futbollit qëkur u largua nga Spanja.

“Për mua, ai nuk po ndien kënaqësi në PSG, sepse Leo e bën këtë lojë të veçantë dhe ai e bën këtë kur kalon mirë, sepse kur ai kalon mirë, të tjetër ndiejnë kënaqësi”, tha mbrojtësi brazilian për ESPN.
“Për mua, ai nuk po ndihet rehat, tani për tani Messi nuk është rehat atje. Sepse për mua Leo lejoi në vendin më të mirë në botë për ta ushtruar atë që ai e dashuron”, shtoi ai.
Vështirësitë e Messit në PSG
Messi ia ka dalë t’i shënojë vetëm shtatë gola dhe t’i dhurojë 11 asiste në 26 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon.

Klubi e solli në folenë e vet shtatë herë fituesin e Topit të Artë për t’i rritur shanset për ta fituar për herë të parë kurorën e Ligës së Kampionëve, por skuadra e Mauricio Pochettinos u detyrua të pajtohet edhe me një rrëzim të hershëm nga gara në duart e Real Madridit dhe tani i ka mbetur vetëm trofeu i Ligue 1 për ta kërkuar.
Messi ka marrëveshje me PSG-në veri në vitin 2023 dhe mundësi për ta vazhduar atë për edhe një vit tjetër, por Alvesi beson se ai tashmë do të nisë të mendojë për t’u kthyer në Camp Nou.
“Leo gjithmonë më thoshte ku do të gjesh më mirë se këtu? Dhe shikova, nuk ka vend më të mirë se ky [Barcelona]”, tha Alvesi për Messin.
“Çfarëdo qoftë arsyeja që ai nuk është këtu, unë shpresoj se ai do të kthehet. Nuk e di, por nëse ai kthehet, lë të kthehet me mua. Të gjithë njerëzit që largohen nga këtu pendohen, të gjithë. Disa do të thonë jo, sepse nuk u pëlqen të humbin, por të gjithë njerëzit që largohen nga këtu, pendohen, sepse nuk ka më mirë se këtu”, këmbënguli ai. /Gazeta Nacionale/