Messi: Nuk më pëlqen gjesti që e bëra kundër Van Gaal kur e shoh foton tani - NACIONALE

Messi: Nuk më pëlqen gjesti që e bëra kundër Van Gaal kur e shoh foton tani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka pranuar se është penduar për gjestin që kishte bërë në çerekfinale të Kupës së Botës në drejtim të trajnerit të Holandës, Louis van Gaal, duke thënë se tani kur e sheh foton nuk i pëlqen çfarë ka bërë.

Jug-amerikanët u kualifikuan me anë të penalltive pas një loje plot tensione, ku Messi debatoi me trajnerin holandez, Louis van Gaal.

Messi lashes out at 'disrespectful' Van Gaal after penalty drama | Daily Sabah

Pas ndeshjes, Messi ende dukej i nervozuar pavarësisht fitores së Argjentinës dhe sulmoi sulmuesin holandez Wout Weghorst.

“Vazhdo të lëvizësh, idiot”, i tha Messi holandezit në tunel.

Megjithatë, ylli i Paris Saint-Germain ka pranuar se nuk është i kënaqur me atë që ka ndodhur me sulmuesin aktual të Manchester United.

“Nuk e kam menduar, doli në moment”, tha Messi për incidentin me Weghorst në një intervistë për emisionin radiofonik Perros de la calle.

SPORTbible on Twitter: "Lionel Messi to Wout Weghorst after the match: “What are you looking at, dumby? Go back there, dumby. Get back there, yes!” 😨 https://t.co/LaJlIgpaRy" / Twitter

"Unë dija gjithçka që ishte thënë para ndeshjes, atë që ai [Van Gaal] kishte thënë. Madje disa nga shokët e mi të skuadrës më thoshin me qëllim 'A e pa se çfarë tha ai'.

“Dhe mirë, kur ka mbaruar, nuk më pëlqen ajo që kam bërë, nuk më pëlqen “vazhdoni të lëvizni” dhe të gjitha këto. Por mirë, ato janë momente tensioni, nervozizmi dhe gjithçka ndodh shumë shpejt.

"Ne reagojmë ashtu siç na vjen, por asgjë nuk ishte planifikuar. Thjesht ndodhi. Nuk më pëlqen ta lë atë imazh, por këto janë gjëra që ndodhin."

Argjentinasi pranoi se nuk e ka parë më finalen dhe se një natë para ndeshjes ka fjetur mirë dhe nuk ka bërë asgjë të veçantë.

For Messi, and Argentina, the (Extra) Wait Is Worth It - The New York Times

“Kam parë momentet kryesore, festimet e njerëzve kur u shpallëm kampionë bote, por vetë finalen, 90 minutat, nuk e kam parë më”, tha ai.

Ai kujtoi gjithashtu Diego Maradonën dhe theksoi se do të dëshironte që legjenda e Argjentinës të ishte gjallë për të parë finalen.

“Do të kisha dashur që ai të ishte këtu, nëse jo të ma jap trofeun e Kupës së Botës, të paktën të shihte të gjitha këto”, ka thënë Messi .

“Mendoj se si ai dhe shumë njerëz që më duan po shtynin nga lart, jo vetëm për këtë por për gjithçka në përgjithësi”.

Messi kujtoi gjithashtu momentin kur puthi trofeun para se ta ngrinte atë.

Finally, Lionel Messi lifts World Cup trophy: Emotions, tears, joy for Argentina captain's crowning achievement in potentially his last FIFA tournament | Sporting News India

“E pashë atje dhe nuk mund të mos bëja atë që bëra”, deklaroi Messi .

"Kupa e Botës po më thërriste. Më tha: "Ja ku jam, eja dhe më kap, tani mund të më prekësh".

“Aty e pashë që shkëlqente, binte në sy në atë stadium të bukur dhe nuk e mendova, shkova ta puthja sepse po kaloja pranë. Më duhej ta bëja”.

Lajme të ngjashme