Sulmuesi i Holandës që u quajt budalla nga Messi: Të paktën ai ma ka mësuar emrin - NACIONALE

Sulmuesi i Holandës që u quajt budalla nga Messi: Të paktën ai ma ka mësuar emrin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Holandës Wout Weghorst, ka thënë se Lionel Messi e ka mësuar se kush është ai të paktën, pas kacafytjes që kishte me të gjatë triumfit të Argjentinës kundër Holandës në çerekfinale të Kupës së Botës 2022.

Përballja mes Holandës dhe Argjentinës, të cilën e fitoi kjo e fundit me penallti, ishte ndër ndeshjet me të zjarrta dhe më të luftuarat në Katar.

Messi e quajti Weghorstin budalla dhe ia bëri me dorë të largohej drejt zhveshtores gjatë një interviste në fushë pas lojës, duke shfaqur pakënaqësi me sjelljen e sulmuesit holandez gjatë ndeshjes.

Weghorst thotë se donte vetëm ta nderonte Messin dhe të sqarohej pas ndeshjes, për të cilin këmbëngul se vazhdon të ketë shumë respekt.

Për mua, të gjithë janë të njëjtë në lojë. Unë luftoj. Këtë e bëra në atë ndeshje. Pata disa çaste tensioni me Messin gjatë ndeshjes dhe mbase ai mbeti i habitur. Unë e respektoj shumë atë, ai është njëri prej më të mirëve në histori”, tha Weghorst.

Ai shtoi: “Pas ndeshjes doja t’ia dëshmoja Messit respektin që kam për të, por ai nuk ishte i hapur për këtë. Tani të paktën ai ma ka mësuar emrin”.

Weghorst i ndihmoi Holandës të rikthehej në lojë kundër Argjentinës, pasi shënoi dy gola në minutën e 83-të dhe në atë të 101-të, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Por përpjekjet e holandezëve ishin të kota, sepse Argjentina triumfoi përfundimisht në penallti.

Lajme të ngjashme