Ylli i Holandës: Ëndrra Lionel Messi m'u shndërrua në ankth
Ylli i Holandës, Martin DeRoon, me anë të një shkrimi në rrjetet sociale është shprehur për humbjen e djeshme në çerekfinale nga Argjentina, duke thënë se ëndrra e tij Lionel Messi iu shndërrua në ankth.
Holanda u kthye nga humbja 2:0 për të barazuar në 2:2 në frymën e fundit të takimit, për ta çuar ndeshjen në vazhdime e pastaj në penallti, nga ku u vendos fituesi, Argjentina.
31-vjeçari tregoi se u rrit si fëmijë duke dëgjuar historitë nga babai i tij për Argjentinën e viteve të 70-ta, ndërsa tani humbi ndaj ëndrrës së tij.
“Kur isha fëmijë, dëgjova babain tim të fliste për ankthin që ka shkaktuar Argjentina. Kupa e Botës së vitit 1978. Në kohën time si futbollist, Messi ishte ëndrra e çdo lojtari. Sot, luajta kundër ëndrrës që më pas u shndërrua në ankth. Urime Argjentinës, por jam shumë krenar për këtë skuadër”, u shpreh ylli i Atalantës në Twitter.
When I was a kid I heard my dad talk about the nightmare of Argentina. The World Cup back in ‘78. In my time as a footballer, Messi was the dream of every player. Today, I played against the dream that became a nightmare. Congrats to Argentina, but I’m so damn proud of this squad pic.twitter.com/SNOplvLMsy
— Marten de Roon (@Dirono) December 9, 2022