Mësohet dita kur De Ketelaere do t'u nënshtrohet testeve mjekësore - NACIONALE

Mësohet dita kur De Ketelaere do t'u nënshtrohet testeve mjekësore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fantazisti belg, De Ketelaere, më në fund do ta plotësojë synimin e tij për t'u bërë lojtar i Milanit. Kjo pritet të ndodhë gjatë fillimit të javës së ardhshme.

Një pritje e gjatë për ta sjellë De Ketelaere në Milan u shndërrua në disa javë edhe në çështje agonie, pasi palët nuk po arrinin që ta gjenin një gjuhë të përbashkët, për çmimin e kartonit të lojtarit.

Ishte Milan ai që iu afrua kërkesave të Club Brugge, duke bërë që negociatat rreth fantazistit 21-vjeçar të zhbllokoheshin.

Për 33 milionë euro, plus dy milionë euro tjera, dje Milan mbylli me sukses çdo detaj të marrëveshjes. Tani kanë mbetur vetëm disa çështje burokratike për t'u shtjelluar dhe plotësuar.

Të hënën testet mjekësore

Siç njofton Sky Sport Italia, De Ketelaere do të udhëtojë në drejtim të qytetit të Milanos gjatë ditës së nesërme.

Ai do të fillojë që të njoftohet me qytetin dhe ambientin e tij të ri. Ndërkaq, vetëm një ditë më vonë, respektivisht të hënën, 21-vjeçari do t'u nënshtrohet testeve mjekësore.

Ky do të jetë formaliteti i fundit për belgun, pasi i njëjti të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit, pas një kohe të gjatë që klubi italian e ka kërkuar me ngulm.

Tifozët e presin me eufori

Ai do të gjejë mbështetjen e plotë të miliona tifozëve të "kuqezinjve", të cilët e kanë pritur me padurim që ta shihnin me fanellën e klubit të tyre të zemrës De Ketelaeren.

Disa bëjnë krahasime me Kakà, kurse disa të tjerë shpresojnë që ai qysh në javët e para të jetë profili i lojtarit të atillë, aq sa të fillojë ta bëjë dallimin në fushë, për t'i ndihmuar skuadrës drejt objektivave që ka në sezonin e ri.

Njëherazi, kjo blerje është edhe më e madhja që ka bërë Milan deri më tani, pasi vetë 21-vjeçari ishte në maje të listës së lojtarëve që dëshiroheshin nga Stefano Pioli.

Lajme të ngjashme