“Më të fortë se kurrë” – Haaland i dërgon mesazh Premierligës, pas fitores ndaj Liverpoolit - NACIONALE

“Më të fortë se kurrë” – Haaland i dërgon mesazh Premierligës, pas fitores ndaj Liverpoolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, u shfaq i kënaqur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Liverpoolit në natën e mbrëmshme në kupën Carabao me rezultat 3:2, ku sot postoi në rrjete sociale me imazhe nga ajo ndeshje dhe me mbishkrim ‘më të fortë se kurrë’.

Norvegjezit iu desh të priste katër javë që ta bëjë rikthimin në një ndeshje garuese, por aty ku e la edhe e gjeti. Ai shënoi vetëm pas 10 minutave lojë për golin e parë të ndeshjes. Liverpooli ia doli ta barazonte rezultatin në dy raste, por në golin e Nathan Akes të minutës së 58-të nuk pati përgjigje skuadra e Jurgen Klopp, me qytetarët që u kualifikuan në çerekfinale të Carabaos.

22-vjeçari gjatë mbrëmjes së sotshme postoi në Twitter, duke thënë: “Ne jemi kthyer, më të fortë se kurrë!”, duke e shoqëruar me dy foto sa ishte duke festuar golin hapës të takimit.

Dy nga skuadrat më të mëdha të Anglisë në vitet e fundit luajtën një klasike në Etihad, me Cityn që eliminoi titullarët në fazën e 1/8 së finales.

Erling Haaland Kevin De Bruyne Manchester City 2022-23

Haaland nuk dukej se shfaqi fare ndonjë humbje forme, ku shënoi me një goditje në hapje të takimit, gjë që nuk premton mirë për mbrojtjet e kundërshtarëve pasi skuadra e Pep Guardiolës është në kërkim të titullit të tretë radhazi në Premierligë dhe të pestin në gjashtë vjet e fundit.

Erling Haaland Manchester City 2022-23

Pasi luajti një rol vendimtar në fitoren e Cityt në Carabao Cup, Haaland do të shpresojë të paraqitet kur skuadra e tij të kthehet në Premierligë, duke udhëtuar te Leeds United më 28 dhjetor, që do të jetë ndeshja e parë pas Kupës së Botës për qytetarët.

Lajme të ngjashme