Më në fund Kryeziu bëhet me klub - NACIONALE

Më në fund Kryeziu bëhet me klub

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, më në fund është bërë me klub pas një viti të plotë pa qenë pjesë e asnjë skuadre. Ai tani ka nënshkruar me skuadrën nga Superliga zvicerane, Winterthur.

Hekurani ishte nën kontratë me Zurich deri në verën e vitit të kaluar, kur më 1 korrik mbeti pa skuadër, dhe që nga atëherë nuk është paraqitur në asnjë skuadër dhe as nuk është grumbulluar nga Kombëtarja e Kosovës.

Në njoftimin e skuadrës zvicerane, ata shprehen të gëzuar për këtë nënshkrim, ku thonë se kanë afruar një lojtar me përvojë të madhe në ligën elitare të Zvicrës.

“Përforcohemi me mesfushorin defensivë: Winterthur ka nënshkruar me Hekuran Kryeziun. veterani 29-vjeçari së fundmi ishte i angazhuar në Zurich, ku pas një viti pushim, nënshkroi kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2024.

Ai dallohet si mesfushor me teknikë të mirë, dhe sjell me vete përvojë të madhe nga Superliga dhe garat ndërkombëtare. Skuadrat ku është paraqitur deri më tani janë: Luzern(2011-2018), Vaduz(2014/15 huazim) dhe Zurich(2018-2021). Ai deri më tani numëron 224 paraqitje në Superligën e Zvicrës, 19 në Kupën e Zvicrës dhe dhjetë në Ligën e Evropës.

Në Kombëtaren e Kosovës është paraqitur 27 herë, ku 10 nga to janë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Gjithashtu Hekurani është paraqitur për ekipin Kombëtar të Zvicrës për të rinjtë 31 herë dhe ka arritur të inkuadrohet si i ri me Luzern.

Gjatë kohës sa nuk kishte skuadër, ai stërviti normalisht nëpër skuadra të ndryshme dhe ka mbajtur formën e mirë. Ne e mirëpresim ngrohtësisht në WInterthur dhe i urojmë të gjitha të mirat, shëndet, gëzim dhe suksese me skuadrën.”

Hekuran Kryeziu ishte një nga mesfushorët më të mirë në Kombëtaren e Kosovës për një kohë të gjatë, duke mbajtur dhe stabilitetin e gjithashtu duke bërë lidhjen mbrojtje-mesfushë, pasi që roli i tij në fushë është defensivë.

Kosovan Football 🇽🇰 auf Twitter: „CONFIRMED | Missing players against #Czechia and #England ❌Hekuran Kryeziu ❌Arber Zeneli ❌Milot Rashica In doubt ❎Valon Berisha How unlucky our squad is?! https://t.co/Xc8Y7CX7eh“ / Twitter

Ai pësoi një lëndim të rëndë, duke këputur ligamentet e gjurit, dhe asnjëherë nuk arriti të kthehej në formën optimale, gjë që shkaktoi që shumë shpejtë të mbetej pa skuadër.

Kombëtarja e Kosovës e vuajti më së shumti mungesën e tij, duke çaluar çdo herë e më shumë në pozicionin e tij që shpesh detyrohet ta mbulojë me qendërmbrojtës, me Ibrahim Dresevic apo edhe së fundmi me Betim Fazlijin.

Lajme të ngjashme