"Më falni topçinjtë", Saka reagon pasi humbi penalltinë ndaj West Hamit - NACIONALE

"Më falni topçinjtë", Saka reagon pasi humbi penalltinë ndaj West Hamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Bukayo Saka ka thyer heshtjen duke kërkuar falje pasi dështoi nga pika e bardhë ndaj West Hamit, sfidë ku Arsenali lëshoi dy pikë të dielën.

"Topçinjtë" ishin në epërsi të dyfishtë, por pastaj West Ham realizoi dy gola për të fituar një pikë.

Sidoqoftë, Arsenal kishte rastin e artë për të avancuar 3:1, mirëpo Saka dështoi nga pika e bardhë e vetëm disa minuta më vonë vendasit barazuan rezultatin.

"Pavarësisht rezultatit, unë gjithmonë do t'i pranoj përgjegjësitë e mia. Më falni topçinjtë, do të bëjë gjithçka që ta përmirësoj gabimin", shkroi ai në rrjetin social "Instagram".

Trajneri Mikel Arteta gjithashtu mbështeti anglezin pas ndeshjes duke thënë: "Një lojtar që gjuan penalltitë edhe i humbet, nuk e njoh askënd që nuk ka dështuar".

"Nëse do të zgjidhja një lojtar, sërish do të ishte ai. Në atë moment dështoi dhe ky është futbolli".

Saka ka kaluar një sezon fantastik për Arsenalin duke regjistruar 12 gola dhe dhuruar 10 asistime për të ndihmuar londinezët që të jenë në kreun e tabelës.

21-vjeçari gjithashtu u bë lojtari i parë që arrin figura të dyfishta në gola dhe asistime këtë edicion, dhe njëkohësisht i pari që e arrin një gjë të tillë që nga sezoni 2016/17 kur e arriti Alexis Sanchez.

Lajme të ngjashme