"Mbylleni gojën dhe pranojeni" - publikohet video e Mikel Artetas duke iu bërtitur lojtarëve pas humbjes ndaj Newcastle - NACIONALE

"Mbylleni gojën dhe pranojeni" - publikohet video e Mikel Artetas duke iu bërtitur lojtarëve pas humbjes ndaj Newcastle

1 vit më parë

nga NACIONALE

Episodi i fundit i "Gjithçka ose Asgjë" është publikuar, me një video që tregon se si trajneri Mikel Arteta ishte duke bërtitur në zhveshtore pas humbjes ndaj Newcastle United që ndikoi të mos kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

"Topçinjtë" ishin mposhtur me rezultat 3:0 në muajin maj në derbin londinez, ku diferenca me Tottenhamin u zbrit vetëm në një pikë dallim dhe fitorja e Spurs ndaj Burnley ndikoi që sfida mes Arsenal e Newcastle të ishte vendimtare për vendin në Ligën e Kampionëve.

Por, asgjë nuk funksionoi për ta ku pësuan humbje me rezultat 2:0, pas një autogoli të Ben White dhe një goli të vonshëm te Bruno Guimaraes.

Edhe pse Arsenal fitoi sfidën në xhiron e fundit ndaj Evertonit, Tottenham nuk gaboi ndaj Norwich Cityt duke siguruar vendin për Ligën e kampionëve.

Pas ndeshjes, Arteta kishte thënë se bënë gjithçka, por kjo nuk ishte aspak e njëjta me atë që iu tha lojtarëve.

Në dhomën e zhveshjes, tekniku spanjoll ishte i rëndë me lojtarët duke i turpëruar për paraqitjen e tmerrshme.

"Nuk kam rëndësi se çfarë them, nuk ka rëndësi çfarë thoni ju, është shumë vonë tani. Ishim 10 mijë herë më të mirë se na sot, në çdo gjë".

"Nuk merituam të drejtën që të luajmë, nuk fituam as edhe një duel, një top të dytë, ishim të tmerrshëm me topin, s'kishim organizim, nuk kishim asgjë. Asgjë".

"Pra, tani mbylleni gojën dhe pranojeni. Kemi mundur të pranojmë tetë gola dhe kur të shohësh shansin do të qani. Do të qani për mënyrën si garuam. Nuk është mënyra si garuam, është që nuk garuam aspak në këtë ndeshje".

"Është turpëruese të vijmë këtu dhe të bëjmë ashtu si kemi bërë. Turpëruese djem. Kjo çka ndodhi sot është e papranueshme. Dhe nëse e pranoni, atëherë ju jetoni në një botë tjetër, në një botë tjetër".

Pastaj ai pushoi pak para se të shtonte: "Mos u shqetësoni, unë do të merr me njerëzit. Por, sot është vështirë t'iu mbroj djem. Do ta pranojë gjithë fajin sërish. Pa shqetësime".

Arteta nuk kishte humbur shpresën atë ditë që Tottenham të gabonte duke deklaruar "Por, përgatituni që të nisni stërvitjen që të mposhtim Everton sepse kemi tifozët aty. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do ndodh në futboll, ata (Tottenham) ndoshta gabojnë te Norwich. Nuk e dini".

Asnjë zhurmë nuk u dëgjua në dhomën e zhveshjes pasi përfundoi ndeshja me Bukayo Sakan që goditi disa herë dyshemenë dhe Granit Xhaka që theu një shishe për dyshemeje.

Xhaka në fakt kishte provuar t'i motivonte lojtarët në pjesën e parë duke thënë: "Djem, po ëndërrojmë Ligën e Kampionëve, jemi duke luajtur si skuadër e divizionit të dytë. Të gjithë. Zgjohuni për 45 minuta. Duhet të luajmë si ata. Zgjohuni djem".

Lajme të ngjashme