Manchester Unitedi ia tregoi derën, dy skuadra nga Championship të interesuara për Greenwood - NACIONALE

Manchester Unitedi ia tregoi derën, dy skuadra nga Championship të interesuara për Greenwood

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy skuadra nga Championship raportohet se janë të interesuara për një marrëveshje me Manchester Unitedin për Mason Greenwood, me të riun që u konfirmua dje se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së djajve të kuq.

Sulmuesi 21-vjeçar është informuar nga Manchester United se është i lirë të vazhdojë këtë verë për të gjetur skuadër të re.

Pasi pa që akuzat për tentativë përdhunimi, sulmi dhe kontrolli shtrëngues të bien në shkurt, Greenwood po kërkon të rifillojë karrierën e tij profesionale.

Nuk ka vend për të në Old Trafford, me Djajtë e Kuq të gatshëm të ndërpresin lidhjet me reprezentuesin anglez pas një hetimi të brendshëm të gjatë.

Greenwood ka qenë i lidhur me klube në Arabinë Saudite, Itali dhe Turqi.

“Daily Mail” pretendon se kanë shfaqur interes edhe skuadrat e nivelit të dytë të futbollit anglez, me diskutime paraprake.

Megjithatë, ato klube nuk i kanë çuar më tej bisedimet dhe tani do të duhet të hulumtohen opsione alternative.

Thuhet se Greenwood do të preferonte të qëndronte në Angli kur të bënte lëvizjen e tij të radhës, por një kalim jashtë vendit mund të përfundojë të jetë opsioni i tij i vetëm.

Lajme të ngjashme