Zyrtare: Mason Greenwood nuk do ta vazhdojë karrierën te Man United
Manchester United ka konfirmuar se sulmuesi Mason Greenwood nuk do ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford”.
Edhe pse u shpall i pafajshëm për akuzat përdhunim dhe sulm seksual, anglezi nuk do të vazhdojë të jetë më futbollist i “Djajve të Kuq”.
Përmes një komunikate zyrtare, Man United njoftoi se kanë vendosur që Greenwood të mos jetë më pjesë e tyre.
“Manchester United ka përfunduar hetimin e brendshëm në lidhje me akuzat e bëra kundër Mason Greenwood”.
“Procesi ynë filloi në shkurt 2023, pasi të gjitha akuzat kundër Mason u hoqën. Gjatë gjithë kësaj kohe, ne kemi marrë parasysh dëshirat, të drejtat dhe perspektivën e viktimës së supozuar së bashku me standardet dhe vlerat e klubit, dhe kemi kërkuar të përmbledhim sa më shumë informacion dhe kontekst. Kjo na ka kërkuar që të vazhdojmë me ndjeshmëri dhe kujdes për të marrë prova që nuk janë në domenin publik, përfshirë edhe nga ata që kanë njohuri të drejtpërdrejta për rastin”.
Club statement.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 21, 2023
“Bazuar në provat që kemi në dispozicion, ne kemi arritur në përfundimin se materiali i postuar në internet nuk ofronte një pamje të plotë dhe se Mason nuk kreu veprat për të cilat ishte akuzuar fillimisht. Thënë kjo, siç Mason e pranon publikisht sot, ai ka bërë gabime për të cilat po merr përgjegjësinë”.
“Të gjithë ata që janë përfshirë, përfshirë Mason, i njohin vështirësitë që ai të rifillojë karrierën e tij në Manchester United. Prandaj është rënë dakord reciprokisht se do të ishte më e përshtatshme që ai ta bënte këtë larg nga Old Trafford, dhe ne tani do të punojmë me Mason për të arritur atë rezultat”, shkruhet në komunikatë.