Manchester Unitedi e mposht Barcelonën dhe kualifikohet në 1/8 e finales - NACIONALE

Manchester Unitedi e mposht Barcelonën dhe kualifikohet në 1/8 e finales

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Gjiganti anglez, Manchester United, formën e mirë nga kampionati anglez ka arritur ta përcjellë edhe në Ligën e Evropës, aty ku ka arritur ta mposhtë sot Barcelonën me rezultat 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 i ka eliminuar ata, për t’u kualifikuar tutje në 1/8 e finales.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou para një jave përfundoi me barazim 2:2 dhe gjithçka ishte mbetur të vendosej në tempullin anglez.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag, ishte më e mirë disa nuanca të lojës, duke rrezikuar portën më shpesh, ndërsa katalunasit e kontrollonin ndeshjen me posedimin e topit.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Barcelona. Ishte një penallti e akorduar nga gjyqtari kryesor, që hapi shumë dyshime, pasi që kontakti mes Bruno Fernandes dhe Baldes ishte shumë i lehtë.

Nga penalltia i sigurt u tregua sulmuesi polak, Robert Lewandowski, për të shënuar për rezultatin 1:0, pas 18 minutave të zhvilluar lojë.

Në vazhdim djajtë e kuq kërkuan ta gjenin golin, por 45 minutat e para përfunduan me rezultatin e minutës së 18-të.

Përmbysja ndodhi në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Fred që barazoi rezultatin me të filluar intervali i dytë kohor, nga një mos-kujdes i Kessies, për rezultatin 1:1.

Pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 73-të, një tjetër brazilian shënoi për Manchester Unitedin. Kësaj radhe ishte Antony që shënoi për 2:1, fal një goditje shumë teknike, për të shënuar në cepin e poshtëm të portës.

Ky gol doli të ishte i rezultatit përfundimtar, gol që kualifikon tutje djajtë e kuq për në 1/8 e finales, ndërsa Barcelona eliminohet këtu, dhe tërë përqendrimi i tyre tani mbetët në kampionatin spanjoll, aty ku janë lider, me Real Madridin në ndjekje të tyre.

Lajme të ngjashme