Pamje: Barcelona në epërsi ndaj Manchester Unitedit, Lewandowski shënon nga penalltia
Barcelona ka kaluar në epërsi në Old Trafford, në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Unitedit, vetëm 18 minuta pasi ka filluar takimi. Realizues ishte sulmuesi polak, Robert Lewandowski nga penalltia.
Pas një tërheqje jo mirë të kontrolluar nga Bruno Fernandes ndaj Baldes, gjyqtari i takimit akordoi penallti pa u konsultuar me dhomën e VAR-it.
Lewandowski u tregua i sigurt nga 11-metërshi duke shënuar për 1:0, pas 18 minutave lojë të zhvilluar.
Katalunasit tani udhëheqin me rezultat të përgjithshëm 3:2, pasi në takimin e parë në Camp Nou, rezultati ishte i barabartë 2:2.