Pamje: Manchester Unitedi e fillon si më mirë pjesën e dytë, Fred barazon rezultatin ndaj Barcelonës - NACIONALE

Pamje: Manchester Unitedi e fillon si më mirë pjesën e dytë, Fred barazon rezultatin ndaj Barcelonës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Manchester Unitedi ka arritur të kthehet në lojë me të nisur pjesa e dytë e takimit, për të barazuar rezultatin në 1:1, fal golit të Fred.

Merita për golin e djajve të kuq, pati edhe mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie, që u tregua jo i sigurt me topin dhe në aksionin vijues të drejtuarit e Erik ten Hag shënuan.

Zhvillohej minuta e 47-të, kur Bruno Fernandes fitoi një top nga Kessie, duke asistuar shumë bukur për brazilianin Fred, i cili edhe pse nuk e goditi topin në mënyrën më të mirë të mundshme, arriti ta mposhte Ter Stegen për barazimin e rezultatit në 1:1.

*Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet deri më tani është i barabartë 3:3.

Lajme të ngjashme