Barcelona shpëton nga humbja ndaj Manchester Unitedit, ndeshja e kthimit vendimtare
Barcelona me shumë mund ka arritur të marrë një barazim në Camp Nou, ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2:2. Fal golit të jashtëzakonshëm të Raphinhas, katalunasit do të udhëtojnë me një lehtësim më të madh në teatrin e ëndrrave.
Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez zhvilloi një ndeshje më të mirë se djajtë e kuq, por ata ishin në kërkim të rezultatin për pjesën më të madhe të pjesës së dytë.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndonëse të dy skuadrat krijuan disa raste të mira shënimi, ndërsa pjesa e dytë u zhvillua në tjetër frymë. Aty u shënuan plot katër gola, ku pati përmbysje rezultati brenda 10 minutash.
Ishte Barcelona që kaloi në epërsi me anë të mbrojtësit anësor, Marcos Alonso, pas harkimit të mirë në zonë nga Raphinha në minutën e 50-të.
Tre minuta më vonë, lojtari më në formë te Manchester Unitedi, Marcus Rashford, shënoi për të barazuar gjithçka, fal edhe vendosjes së keqe të portierit, Ter Stegen.
Në minutën e 59-të ndodhi përmbysja e madhe, aty ku shënoi Jules Kounde autogol për rezultatin 2:1.
Barcelona filloi të kërkonte të paktën barazimin dhe këtë e arriti në minutën e 76-të, me anë të golit të jashtëzakonshëm të Raphinhas nga një distancë e largët për të barazuar rezultatin në 2:2.
Ky gol dha edhe epilogun final të takimit, ndonëse Barcelona kërkoi një penallti në minutat në vazhdim por gjyqtari kryesor i takimit nuk mendoi ashtu.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Old Trafford me 23 shkurt.

