Pamje: Manchester Unitedi përmbysë Barcelonën brenda pak minutash - NACIONALE

Pamje: Manchester Unitedi përmbysë Barcelonën brenda pak minutash

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Një ndeshje e zjarrtë po zhvillohet në Camp Nou, aty ku Barcelona po përballet me Manchester Unitedin. Pas një pjesë të parë pa gola, me të filluar pjesa e dytë janë shënuar tre gola, fillimisht Marcos Alonso kaloi në epërsi katalunasit, ndërsa për të barazuar gjithçka u përkujdes Marcus Rashford, e më pastaj Jules Kounde shënoi autogol për 2:1.

Zhvillohej minuta e 50-të, ku pas një harkimi të Raphinhas, më së miri në zonë u gjend Alonso, i cili me kokë shënoi për 1:0.

Tre minuta më vonë, sulmuesi anglez në formë, Rashford, pasi pranoi një top nga Fred, arriti ta gjejë golin në një kënd të vështirë për 1:1.

Në minutën e 59-të ndodhi kthesa e madhe, ku pas një autogoli nga Kounde, djajtë e kuq kaluan në epërsi 2:1.

Barcelona është vendase në këtë takim, por goli si mysafirë i djajve të kuq, nuk e ka peshën siç e kishte dikur.

Lajme të ngjashme