Pamje: Barcelona barazon rezultatin, Raphinha shënon gol të jashtëzakonshëm
Barcelona ka arritur ta barazojë rezultatin 2:2 ndaj Manchester Unitedit, me anë të golit të anësorit brazilian, Raphinha.
Në fakt ishin katalunasit që dolën të parët në epërsi, por dy gola të shpejtë të djajve të kuq bënë që rezultati të përmbysej.
Barcelona shpeshtoi rastet në kërkim të rezultatit dhe e arriti barazimin me anë të Raphinhas, por që rol të madh luaji Lewandowski që hutoi vijën e fundit të djajve të kuq.
