Manchester United heq muralin me fotografinë e Ronaldos nga “Old Trafford” 12 ditë pasi u vendos - NACIONALE

Manchester United heq muralin me fotografinë e Ronaldos nga “Old Trafford” 12 ditë pasi u vendos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ambientet e jashtme të “Old Trafford” është parë një punëtor duke hequr muralin me fotografinë e Cristiano Ronaldos. Kjo ngjarje vjen vetëm pas ditë pasi ylli portugez dha një intervistë kontroverse duke kritikuar klubin.

U vendos në ambientet e jashtme të stadiumit para 12 ditësh si mural, por vetëm kaq kishte jetëgjatësi, pasi është larguar nga ambientet e jashtme të stadiumit “Old Trafford”. Murali i Cristiano Ronaldos nuk është tashmë më i dashuri pas intervistës së tij të fundit për gazetarin Piers Morgan.

Lajmin e njoftoi gjiganti medial, "Sky Sports", njësoj sikur shumë mediume tjera gjithandej botës, me pamjet që kanë shkuar virale edhe në internet.

Gjithmonë e më i acaruar është raporti mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester Unitedit. Ronaldo nuk kurseu aspak klubin e tij aktual duke e kritikuar për çdo gjë publikisht. Madje, pesë herë fituesi i Topit të Artë tha po ashtu që ndihet i tradhtuar nga klubi i tij për mënyrën se si është trajtuar.

Edhe kjo që ndodhi sot pasdite, me largimin e muralit të tij, flet shumë për një krisje të raporteve që vështirë se do të sanohet. Divorci është shumë pranë.

Manchester United për momentin ka theksuar se nuk e ka ndër mend që të futet në këtë debat të ndezur nga lojtari i saj, sepse klubi vlerëson që koncentrimi i madh mbetet vetëm te rezultatet e skuadrës dhe përgatitjet për fazën tjetër të sezonit.

Kritikat e Ronaldos ndaj pronarëve të klubit, Neville dhe Rooneyt

Në intervistë përballë Piers Morgan, portugezi deklaroi se Glazers që janë në kreun e Man Unitedit që sa vite nuk ju intereson fare klubi anglez.

“Glazers… atyre nuk iu intereson klubi, në aspektin sportiv. Manchesteri është një markë për ta”.

I pyetur për Rooney, pesë herë fituesi i Topit të Artë deklaroi se ka mbetur i befasuar me kritikat e këtij të fundit pasi para gjashtë muajve kishte qenë bashkë me të.

"Ishte para një viti ose gjashtë muajve. Ishim në shtëpinë time, ai mori fëmijët e tij këtu dhe ftoi Cristiano [Junior] të shkonte në shtëpinë e tij për të luajtur futboll”.

“Unë me të vërtetë nuk i kuptoj njerëz të tillë. Ose nëse duan të jenë në një kopertinë të gazetës në lajme ose duan punë të reja ose çfarëdo tjetër.”

Pas kësaj, ai theksoi se nuk e kupton ish bashkëlojtarin tjetër Gary Neville, duke deklaruar se ai po e përdor emrin e tij që të fitojë disa klikime.

Është e vështirë kur sheh njerëz që ishin në dhomën e zhveshjes me ty duke kritikuar në atë mënyrë. Unë mendoj se ata përfitojnë nga kjo [duke përdorur emrin e tij për të marrë më shumë klikime dhe shikime] sepse nuk janë budallenj”.

“Është e lehtë të kritikosh, nuk e di nëse ke një punë në televizion që duhet ta kritikojnë për të qenë më të famshëm. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj atë”.

Pastaj shtoi se Neville dhe as Rooney nuk janë miqtë e tij, thjesht ish bashkëlojtarë që kanë luajtur se bashku.

“Ata nuk janë miqtë e mi, janë kolegë. Ata nuk do të vinë kur të hamë darkë se bashku”.

Sidoqoftë, ai dha lëvdata për dy ish bashkëlojtarët e tjerë si Rio Ferdinand dhe Roy Keane.

"Ata janë vërtetë djem të mirë, jo vetëm që flasin mirë për mua, por ishin edhe në dhomat e zhveshjes. Ishin futbollistë të mirë, e dinë si lojtarët mendojnë dhe qëndrojnë".

Lajme të ngjashme