Manchester City pritet të përfitojë më së shumti kompensim nga FIFA për lojtarët që i luajnë në Botëror
Kampioni aktual anglez, Manchester City, pritet të fitojë më shumë se çdo klub tjetër kompensim nga FIFA për lojtarët që po paraqiten dhe janë paraqitur në Botërorin e Katarit, me rreth 5 milionë euro.
Shtëpia e futbollit botëror do të shpërndajë një rekord prej 190 milionë euro në kuadër të Programit të Përfitimeve të Klubeve, i cili bazohet në dhënien e përafërsisht 10,000 eurove (8,120 £) për çdo ditë që çdo lojtar është në turne - duke përfshirë periudhën e përgatitjes zyrtare njëjavore paraprakisht.
Kampionët e Premierligës kishin gjithsej 16 lojtarë që përfaqësojnë nëntë vende të ndryshme në Katar, me Julian Alvarez të Argjentinës që ka arritur më së largu teksa përgatiten që së bashku me kombëtaren e tij të paraqiten kundër Francës në finalen e së dielës.

Lojtarët e tjerë të Cityt, përfshirë Jack Grealish, Ederson dhe Bernardo Silva, shijuan turneun deri në çerekfinale, duke rritur paratë që klubi do të përfitojë.

Megjithatë, lojtarë si belgu Kevin De Bruyne dhe gjermani Ilkay Gundogan u larguan herët, duke u eliminuar qysh në fazën e grupeve.
Qytetarët do të marrin rreth 5 milionë euro sipas skemës së FIFA-s, më shumë se 3.8 milionë euro që do të marrë Barcelona pavarësisht se deri më tani janë paraqitur 17 lojtarë në Kupën e Botës nga kjo skuadër, përcjell Nacionale.
Kjo kryesisht për shkak se tetë nga lojtarët e Barcelonës ishin në skuadrën e Spanjës, të eliminuar nga Maroku në fazën e 1/8-ës së finales.

Manchester United, i cili do të do të ketë dy mbrojtësit kundër në finalen e 18 dhjetorit, Raphael Varane për Francën dhe Lisandro Martinez për Argjentinë, do të fitojë 3,34 milionë euro nga 13 lojtarët e tyre në Katar.

Chelsea (12 lojtarë) pritet të marrë 2.8 milionë euro, Tottenham (11 lojtarë) 2.66 milionë euro dhe Arsenali (10 lojtarë) 2.4 milionë euro.

*Fotoja më lart tregon të ardhurat në Pound, ndërsa në tekst janë të konvertuara në EURO.
Për çdo lojtar, vendi i të cilit arrin në fazën e grupeve, klubet mund të aplikojnë në FIFA për t'u paguar 167.000 euro, duke u rritur në 204.000 euro për 1/8 e finales, 260.000 euro për çerekfinalet, 298.000 euro për gjysmëfinalet dhe 344.000 euro për finale.
Kjo skemë nga FIFA u krijua që nga Botërori i vitit 2010 në Afrikën e Jugut, në mënyrë që të kompensoheshin skuadrat që lironin lojtarët për këtë turne.
Nga një total prej 40 milionë eurosh në vitin 2010, shuma e vënë në dispozicion u rrit në 70 milionë eurosh në Brazil 2014 dhe më pas pothuajse u trefishua në 209 milionë eurosh në 2018.
Manchester City edhe në Botërorin e Rusisë ishte një nga skuadrat më fitimprurëse nga kjo pako e FIFA-s
