Manchester City e humb Pep Guardiolën, trajneri spanjoll iu nënshtrua një operacioni pas dhimbjeve në shpinë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do të mungojë për një kohë në bankinën e ‘Qytetarëve’, pasi i është nënshtruar një operacioni për shkak të disa dhimbjeve të papërballueshme në shpinë.
City lëshoi një deklaratë zyrtare që konfirmoi lajmin të martën, ku thuhet: "Pep Guardiola sot i është nënshtruar një operacioni rutinë për një problem në shpinë. Trajneri i Manchester City ka vuajtur me dhimbje të forta shpine për disa kohë së fundmi dhe ka fluturuar për në Barcelonë për Kirurgji urgjente e kryer nga Dr Mireia Illueca. Operacioni ishte suksesshëm dhe Pep tani do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë. Në mungesë të tij, ndihmës trajneri Juanma Lillo do të mbikëqyrë stërvitjen e ekipit të parë në fushën e stërvitjes dhe do të marrë detyrat në vijën e kontaktit deri në kthimin e Pep. Ai pritet të kthehet pas pushimit të ardhshëm të shtatorit ku luajnë kombëtaret."
Pep Guardiola has today undergone a routine operation on a back problem.
— Manchester City (@ManCity) August 22, 2023
Everyone at Manchester City wishes Pep a speedy recovery, and look forward to seeing him back in Manchester soon.
Guardiola kishte luftuar me një problem të shpinës për një periudhë të gjatë dhe fluturoi për në Barcelonë pas fitores së fundit të Cityt në Premierligë ndaj Newcastle Unitedit për "operacion urgjent". 52-vjeçari tani do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të klubit kundër Sheffield United dhe Fulham, me ndihmësin e tij Junma Lilo që merr frenat e ekipit të parë në mungesë të tij.
