Lojtari i Southamptonit u 'shndërrua në Leo Messi' për të shënuar një gol gojëhapës kundër Villarreal
Joe Aribo shënoi golin e parë për Southamptonin në ndeshjen parasezonale kundër Villarrealit, të shtunën pasdite.
Dhe ishte një për t'u mbajtur mend.
Southamptoni e gjeti veten në disavantazh në minutën e 15, pas një goli me kokë nga Yeremy Pino.
Por Aribo, i cili u transferua nga Rangers për 12 milionë euro këtë verë, balancoi gjërat në pjesën e dytë me një gol brilant solo.
Nigeriani mori topin brenda pjesës së vet të fushës në minutën e 64-t.
Aribo, 26-vjeçar, filloi vrapimin drejt pjesës së Villarrealit, duke kaluar disa lojtarë kundërshtarë.
Mesfushori i Southamptonit ruajti qetësinë dhe qëlloi prapa Pepe Reinas, duke shënuar një gol me të cilin edhe Lionel Messi do të ndihej krenar.
Joe Aribo with a brilliant solo goal to get off the mark for Southampton in pre-season game vs. Villarreal 💫pic.twitter.com/rRrwJocUpT
— Soar Super Eagles (@SSE_NGA) July 30, 2022
Çfarë mënyre e jashtëzakonshme për të shënuar golin e parë me klubin e ri.
Fatkeqësisht për Aribon dhe Southamptonin, goli i Gerard Morenos në minutën e 72-të ia siguroi fitoren gjysmëfinalistit të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Pas ndeshjes, Aribo u shpreh: "Po qeshja me djelmoshat brenda. U thashë se nuk e di as vet nga e nxora atë lëvizje me këmbën e djathtë, por ishte ndjenjë shumë e mirë të shënoja në shtëpi dhe shpresoj të përcjelli këtë edhe në ndeshje tjera këtë sezon.
"Është shumë e rëndësishme të shënoja dhe shpresoj ta shfrytëzoj këtë momentum në ndeshjet e ardhshme".
Duke folur për ndeshjen në tërësi, ai shtoi: "Mendoj se ishte një test shumë i mirë dhe një për të cilin patëm nevojë. Mund të shihni se Villarreal është një skuadër shumë e mirë.

"Në periudha ttë gjata të ndeshjes ishim solidë dhe po komunikonim së bashku. Në kohë të caktuara, nuk ishim në formën më të mirë me topin, por do të përmirësohemi.
"Parasezona ndihmon për të shfaqur gabimet dhe të gjesh veten. Mendoj se djelmoshat qëndruan solidë dhe ishin të mirë sot".
