Dembele 'në flakë': Goli që shënoi sot pas asistimit brilant nga Raphina, është thjesht fantastik - NACIONALE

Dembele 'në flakë': Goli që shënoi sot pas asistimit brilant nga Raphina, është thjesht fantastik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ousmane Dembele vazhdoi top formën duke bashkëvepruar me Raphinan për një gol brilant në miqësoren parasezonale të Barcelonës kundër New York Red Bulls, të shtunën mbrëma.

Francezi shënoi dy herë kundër Juventusit në mesjavë.

Dhe ai e çoi totalin e sezonit në katër gola në katër ndeshje me golin e tij në 'Red Bull Arena'.

Dembele filloi ndeshjen dhe ishte, për diskutim, lojtari më i mirë në fushë në pjesën e parë.

Shënoi golin e parë në minutën e 40, pasi kombinoi me ardhjen e re të Barcelonës, Raphinhan.

Dembele mori topin në krahun e majtë dhe vrapo drejt golit. Bashkëveproi me Raphinan dhe vazhdoi vrapimin.

Braziliani pastaj dhuroi një pasim vizionar në drejtim të Dembeles, me francezi që nuk gaboi me një goditje të fuqishme dhe të ulët nga brendësia e zonës.

Shikoni golin më poshtë.


Raphinha dhe Dembele duket se do të jenë problem serioz në La Liga këtë sezon.

Sigurisht kjo nuk do të jetë hera e fundit që ata do të kombinojnë për një gol këtë sezon.

Dembele u zëvendësua pas pjesës së parë. Barça fitoi 2-0, falë edhe një goli të Memphis Depay në pjesën e dytë.

Mund të shikoni përmbledhjen e paraqitjes së Dembeles më poshtë, të përpiluar nga shfrytëzuesi i YouTube, "Dembouz7HD".

Xavi pati plot lavdata për Dembelen

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai u shpreh: "E dua Dembelen si lojtar. I besoj shumë dhe ai e di. Që prej kur kam ardhur, po e bën diferencën, me 13 asistime vitin e kaluar. Tash vetëm imagjinoni futbollistin që do të kishim nëse ai fillon të shënojë gola..."

Vetëm disa ditë më parë, trajneri i Barcelonës e pranoi se Dembele është "lojtar i veçantë".

"Ai ka treguar çka mund të bëjë. Është ndryshe, i veçantë. Nuk ka shumë të këtij lloji", tha Xavi.

"Ai na jep shumë me mënyrën si luan.

"Jo të gjithë e kanë aftësinë për të bërë dallimin në botën e futbollit dhe ai e bën. Është i përfshirë dhe e tregon. Nuk di për Dembelen para nëntorit. Nuk e njoh. Jam i lumtur me këtë".

Lajme të ngjashme