Liverpooli shënon fitore me përmbysje ndaj West Hamit, Chelsea mposhtet nga Brentford - NACIONALE

Liverpooli shënon fitore me përmbysje ndaj West Hamit, Chelsea mposhtet nga Brentford

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli si mysafir i West Ham United ka shënuar fitore 2:1, duke u kthyer nga humbja, ndërsa Chelsea në anën tjetër nuk di për fitore dhe kësaj radhe ka humbur nga Brentford 2:0, në Stamford Bridge.

‘Reds’ kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm me këtë fitore në ndjekje të pozitave që dërgojnë në Ligë të Kampionëve, ndërsa skuadra e Frank Lampard nuk di për fitore që nga emërimi i tij në detyrë si trajner i përkohshëm.

West Ham United – Liverpool

Të udhëhequrit e Jurgen Klopp zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, edhe pse pësuan gol në minutat e para të takimit.

Ishte mesfushori brazilian i West Hamit, Lucas Paqueta që shënoi gol të bukur nga distanca për ta çuar skuadrën e tij në epërsi 1:0 në minutën e 12-të.

Reagimi ishte i menjëhershëm nga mysafirët. Saktësisht në minutën e 18-të me anë të një tjetër goli të bukur, tani nga Cody Gakpo, rezultati u barazua në 1:1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Londinezët arritën të shënon në pjesën e dytë me anë të Bowen, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Liverpooli golin e fitores e gjeti në minutën e 67-të, kur Joel Matip ishte më i larti pas një harkimi nga Robertson, për të shënuar për 2:1.

Me këtë fitore, Liverpool ka gjashtë pikë më pak se Manchester United e vendit të dytë dhe Newcastle e vendit të tretë, por të dy skuadrat kanë ndeshje më pak të zhvilluara, në anën tjetër West Ham do të luftojë deri në fund për mbijetesë.

Chelsea – Brentford

Të kaltrit nga Londra nuk po arrijnë të gjejnë assesi rrugën drejt fitoreve, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit nuk e kanë shijuar këtë ndjesi.

Brentford u përkujdes edhe për një rezultat negativ të Lampard në krye të Chelseat.

Ishte Cesar Azpilicueta që shënoi në anën e kundërt për epërsinë e mysafirëve pas 37 minutave lojë, pas një prekje aksidentale të topit në zonë për rezultatin 1:0, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Chelsea filloi të sulmonte dhe ishte skuadra që po dominonte në takim, por një gol i Mbeumo në minutën e 78-të shoi shpresat për një rezultat pozitiv, duke çuar rezultatin në 2:0, me të cilin përfundoi ndeshja.

Të kaltrit vazhdojnë të mbesin në pozitën e 11-të në Premierligë me nj sezon krejtësisht të dështuar, ndërsa Brentford, përkohësisht është ngjitur në pozitën e nëntë.

Lajme të ngjashme