Liverpooli fiton me mund ndaj Union Saint Gilloise, Roma e ‘shkatërron’ skuadrën zvicerane Servette
Liverpooli dhe Roma kanë fituar edhe ndeshjet e dyta në grupet përkatëse të Ligës së Evropës. Skuadra e Jurgen Klopp me mjaft mund e mposhti Union Saint Gilloise me rezultat 2:0, ndërsa ajo e Jose Mourinhos u tregua e pamëshirshme për skuadrën zvicerane duke e mposhtur 4:0.
Ashtu si Roma edhe Liverpooli, tani pas dy ndeshjeve kanë pikë të plota dhe kryesojnë në grupet përkatëse, ndonëse skuadra romake ka pikë të barabarta me Slavia Prague, që do të takohet në ndeshjen e radhës në kuadër të kësaj gare.
Liverpool – Union Saint Gilloise
Liverpooli ishte dominuese në shtëpi të saj, madje mund të thuhet lirisht se ishte skuadra e vetme që shihej në fushë përgjatë tërë lojës, pasi skuadra belge shumë rrallë posedonte topin, pasi që rrezikimi i portës nuk erdhi as në shprehje.
Me shumë raste të shpërdoruara në këtë takim, goli i parë u shënua në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Ryan Gravenberch, gjeti golin për 1:0.
⚽️ 🇪🇺 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Liverpool 1-0 USG | Ryan Gravenberchpic.twitter.com/o8DZooRB6E
— FootColic ⚽️ (@FootColic) October 5, 2023
Deri në fund Liverpooli rrezikoi edhe disa herë dhe kishte në kontroll lojën, kështu arriti të gjente golin për 2:0 me anë të Diogo Jotas.
Skuadra e Klopp është e vetme në krye të grupit E, pasi ka fituar dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Roma – Servette
Në anën tjetër, Roma, pa mëshirë u tregua ndaj Servettes, duke fituar në Olimpico 4:0.
Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 22-të, pas asistimit të Zeki Çelik.
Romelu Lukaku 🇧🇪
— Alexis’ Kavkas View 🇦🇿🇬🇪 (@AlexisIsKavkas) October 5, 2023
Games 7
Goals 5
My man needs to hit 40 goals so we can get a great fee for him
pic.twitter.com/FwOCCBRYpI
Me të filluar pjesa e dytë, Andrea Belotti dyfishoi epërsinë, i asistuar nga Lorenzo Pellegrini.
Get in there Belotti! pic.twitter.com/Tzk84erv3J
— Wayne Girard (@WayneinRome) October 5, 2023
Gjashtë minuta më vonë, saktësisht në minutën e 52-të, Pellegrini u shënua në listën e realizatorëve, me Zeki Çelik që bëri asistin e dytë personal të mbrëmjes.
LORENZO PELLEGRINI
— Lupo TV (@LupoTV_) October 5, 2023
3-0 ROMA pic.twitter.com/0bAJoJgKtS
Belotti shënoi edhe të dytin personal, që rezultoi të ishte për rezultatin përfundimtar 4:0 në minutën e 59-të.
⚽️ 🇪🇺 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Roma 4-0 Servette | Andrea Belottipic.twitter.com/ONROTK0HBj
— FootColic ⚽️ (@FootColic) October 5, 2023
Me dy ndeshje të zhvilluara, Roma dhe Slavia Prague (që mposhti thellësisht Sheriffin) e mbajnë kreun e grupit G me pikë të plota, pra respektivisht nga gjashtë.