Lionel Messi vendos rekordin unik: Lojtari me më së shumti trofe në histori - NACIONALE

Lionel Messi vendos rekordin unik: Lojtari me më së shumti trofe në histori

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas Lionel Messi është bërë lojtari më i dekoruar me trofe në historinë e futbollit.

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës në orët e hershme duke mposhtur Kolumbinë në finale, me rezultat minimal 1:0.

Messi ishte titullar por që dëmtoi gjurin e pastaj u detyrua të zëvendësohet, me Lautaro Martinezin që realizoi golin e fitores në vazhdime.

Kësisoj, me trofeun e Kupës së Amerikës – Messi tani në karrierën profesioniste ka fituar plot 45 trofe, duke tejkaluar ish bashkëlojtarin Dani Alves, që numëronte 44 sosh.

Në anën tjetër, ku numër mund të rritet me Argjentinën që ka një tjetër rast për ta fituar “La Finalissima” ndaj Spanjës, ose nëse ia del të fitojë trofe me Inter Miamin në MLS.

Lajme të ngjashme