Rutte me mesazh para Samitit të NATO-s: Pranojeni, Trumpi kishte të drejtë - NACIONALE

Rutte me mesazh para Samitit të NATO-s: Pranojeni, Trumpi kishte të drejtë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësit e NATO-s mblidhen në Turqi të sot(e mart) pas një viti të ashpër me grindje të brendshme, kriza dhe akuza kundër njëri-tjetrit, vendet e NATO-s po zgjedhin një strategji tashmë të njohur në samitin e Ankarasëm të qetësojnë Donald Trumpin dhe të luten që të mos ketë surpriza.

Ndërsa kreu i NATO-s, Mark Rutte, në një intervistë për “Politico” dha një mesazh për aleatët e alenacës uashtarake me të madhe në bote, duke iu thënë se Preisdenti i ShBA, Donald Tramp kishte të drejtë, që u bëri presion aleatëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, kishte të drejtë që i bindi ata të modernizonin ushtritë e tyre dhe kishte të drejtë që nisi një luftë me Iranin.

“Më pëlqen ky njeri. Mendoj se ajo që po bën për NATO-n është një lajm i shkëlqyer”, tha ndër të tjera Rutte.

“Presidenti Trump [po] arrin në thelb atë që, që nga koha e Eisenhower, presidentët amerikanë u përpoqën të arrinin, që është barazimi i shpenzimeve të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Evropës”, ​​shtoi Rutte.

Shefi i NATO-s tha se samiti i këtij viti do të jetë “transformues” për aleancën dhe gjithashtu do të investojë miliarda të tjera në programe kritike të mbrojtjes.

Shifrat, deri më tani, janë masive. Gjatë dy viteve të fundit, 31 anëtarët jo-amerikanë të NATO-s kanë premtuar 250 miliardë dollarë në programe dhe investime të reja në mbrojtje, me një mori marrëveshjesh dhe premtimesh të reja që priten gjatë dy ditëve të ardhshme.

Lajme të ngjashme