Lionel Messi vazhdon shkëlqimin në Amerikë, shënon dy golësh për ta eliminuar Orlando Cityn - NACIONALE

Lionel Messi vazhdon shkëlqimin në Amerikë, shënon dy golësh për ta eliminuar Orlando Cityn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lionel Messi është duke vazhduar të shkëlqejë te Inter Miami, ku shënoi një tjetër dygolësh për ta ndihmuar skuadrën e tij ndaj Orlando Cityt.

Inter Miami arriti të kalojë raundin e 16-të të Kupës së Ligës, pas fitores 3:1 ndaj Orlando Cityt.

Pas vetëm shtatë minutave lojë, ishte Lionel Messi që realizoi një gol fantastik pas një harkimi të Taylor për t’i dhënë epërsinë Inter Miamit.

Orlando City arriti të këndellet shpejtë, duke barazuar rezultatin vetëm 10 minuta më vonë me Araujon (17’), rezultat që doli të jetë epilogu i kësaj pjese.

Sidoqoftë, vendasit rikthyen epërsinë me anë të Martinezit që ishte i saktë nga pika e bardhë (57’).

E fitoren e vulosi vetë shtatë herë fituesi i Topit të Artë me një tjetër gol të bukur, ku kësaj radhe u asistua nga Martinezi (72’).

Për Messin ky është goli i pestë në tre ndeshje sa ka luajtur për Inter Miamin, duke vazhduar me formën e mrekullueshme pavarësisht moshës 36-vjeçare.

Në raundin tjetër, Inter Miami do të ketë punë me FC Dallasin që eliminuan Mazatlan FC.

Lajme të ngjashme