Lionel Messi me gol fantastik kalon PSG-në në epërsi ndaj Toulouse - NACIONALE

Lionel Messi me gol fantastik kalon PSG-në në epërsi ndaj Toulouse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas Lionel Messi është duke vazhduar me formën e shkëlqyer në Ligue 1, ku sapo ka shënuar kundër Toulouse.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka dhënë epërsinë PSG-së ndaj Toulouses pas 58 minutave lojë me një gol nga distanca.

Pas një pasimi të Achraf Hakimit, argjentinasi shënoi nga distanca duke dërguar topin në korner të portës pavarësisht që ishte një pozicion shumë i pafavorshëm.

Ndërkohë, ky është goli i 15-të për Messin këtë edicion në fanellën e PSG-së.

Lajme të ngjashme