L’Equipe: Barcelona e gatshme t’i ofrojë PSG-së para plus lojtarë për Kylian Mbappen - NACIONALE

L’Equipe: Barcelona e gatshme t’i ofrojë PSG-së para plus lojtarë për Kylian Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas Al-Hilal, edhe Barcelona ka bërë hapat e parë për të transferuar sulmuesin Kylian Mbappe.

Siç raporton “L’Equipe”, Barcelona do të takohet me gjigantin francez me shpresën për të gjetur një marrëveshje për nënshkrimin e francezit.

Katalunasit vazhdojnë të jenë në gjendje jo të mirë financiare, sidoqoftë janë gati të ofrojnë para plus disa lojtarë për ta bindur klubin francez.

Al Hilal tashmë ka bërë ofertën zyrtare, duke ofruar plot 300 milionë euro drejt PSG-së për Mbappen.

“Parisienët” thuhet se janë gati ta pranojnë këtë ofertë të lartë të arabëve, por tani edhe Mbappe duhet të bindet për kalimin në Arabinë Saudite.

Përndryshe, Mbappe do të bëhet futbollisti më i paguar në botë ku do të fitojë 700 milionë euro për sezon.

Në këtë kontratë të jashtëzakonshme, gjithashtu përfshihet edhe një klauzolë që e lejon francezin t’i bashkohet Real Madridit vitin tjetër si agjent i lirë, pasi ka dyshime që tashmë ekziston një marrëveshje verbale mes klubit dhe qendërsulmuesit.

Mbappe mbetet tifoz i ‘zjarrtë’ i Real Madridit prandaj Barcelona s’do ta ketë aspak të lehtë ta bind për kalimin në “Camp Nou”.

Lajme të ngjashme