Rekord botëror! Al Hilal ia ofron PSG-së plot 300 milionë euro për Kylian Mbappen - NACIONALE

Rekord botëror! Al Hilal ia ofron PSG-së plot 300 milionë euro për Kylian Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Hilal ka bërë ofertën e parë zyrtare drejt Paris Saint-Germainit për shërbimet e sulmuesit Kylian Mbappe.

Klubi arab i ka ofruar gjigantit francez plot 300 milionë euro për shërbimet e 24-vjeçarit.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se oferta është dërguar dhe në rast që PSG e pranon, atëherë do t’iu hapte rrugë për të provuar të bindin edhe vetë lojtarin.

Al Hilal ka bërë një ofertë zyrtare te PSG në mënyrë që të hapin bisedimet për Kylian Mbappen”.

Vlen 300 milionë euro, rekord botëror. Nuk ka bisedime ende me lojtarin”, shkroi ai.

Sidoqoftë, PSG ende mendon se Mbappe ka marrëveshje në parim me Real Madridin, që t’iu bashkohet në vitin 2024 si agjent i lirë.

Al Hilal thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë Mbappes kontratë për tre vite, ku do të fitojë plot 400 milionë euro për sezon, derisa do të ketë një klauzolë të veçantë që t’i bashkohet Real Madridit në vitin 2024.

Mirëpo, dëshira e Mbappes mbetet qëndrimi në Evropë me Real Madridin si destinacioni i vetëm.

Interesim për qendërsulmuesin kanë shprehur edhe klubet e Premierligës, por janë në dijeni se do ta kenë të vështirë ta bindin.

Lajme të ngjashme