700 milionë euro në vit! Ja sa do të fitonte Kylian Mbappe për sekondë, minutë, orë, javë dhe muaj - NACIONALE

700 milionë euro në vit! Ja sa do të fitonte Kylian Mbappe për sekondë, minutë, orë, javë dhe muaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germanin ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga Al Hilal në vlerën e 300 milionë eurove për sulmuesin Kylian Mbappe.

Klubi arab e ka bërë prioritet francezin dhe thuhet se do të bëjë çmos për ta bindur lojtarin, në fakt të shkojë aq lartë sa t’i ofrojë pagë prej 700 milionë euro për vit.

Në rast që e pranon ofertën, Mbappe padyshim që do të jetë shumë larg futbollisti më i paguar në botë, derisa do të thyehej edhe vlera për transferimin më të shtrenjtë në histori.

Por, sa do të fitonte Mbappe për sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj?

“Transfer News” tashmë ka bërë ‘llogaritë’ duke treguar se Mbappe do të fitonte 22 euro për sekondë, 1 mijë e 332 euro për minutë, 79 e 900 mijë euro, 1.9 milionë euro në ditë, 13.3 milionë euro në javë dhe plot 58.33 milionë euro për muaj.

Përpos kësaj, francezit do t’i lihet ‘dera e hapur’ për t’u larguar nga “Parku i Princave” si agjent i lirë në rast që kalon te Real Madridi.

Ndërkohë, “Athletic” raportoi se nëse Mbappe e refuzon ofertën e arabëve, atëherë PSG mund të pranojë oferta edhe nën 180 milionë euro për francezin nga klubet evropiane.

Lajme të ngjashme