Laura Fazliu mposhtet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, do të përballet me portugezen Timo për medalje të bronztë - NACIONALE

Laura Fazliu mposhtet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, do të përballet me portugezen Timo për medalje të bronztë

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Laura Fazliu e ka ndërprerë serinë e saj fantastike me fitore, pasi në gjysmëfinale u mposht nga garuesja sllovene Andreja Leski në kategorinë deri në 63 kilogram.

Por rruga për medalje për Fazliun nuk ka mbaruar këtu, pasi ajo është në finale të repesazhit, ku mund ta fitojë medaljen e bronztë, në rast se e mposht portugezen Barbara Timo.

Kjo përballja zhvillohet në kuadër të bllokut final, i cili fillon në orën 16:00 e ku përballja e xhudistes kosovare është e dyta me radhë.

Në të njëjtën kohë edhe Akil Gjakova do ta kërkojë medaljen e bronztë, pasi edhe ai gjendet në finale të repesazhit, ku do të takohet me garuesin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatauashvili.

Lajme të ngjashme