Akili e fiton përballjen e parë në repesazh, vetëm një ndeshje larg medaljes së bronztë - NACIONALE

Akili e fiton përballjen e parë në repesazh, vetëm një ndeshje larg medaljes së bronztë

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Vetëm pak çaste pasi humbi në çerekfinale, Akili është kthyer te fitoret, duke mposhtur hungarezin Daniel Szegedi në përballjen e parë të repesazhit në kategorinë deri në 73 kilogram.

Shpresa e Akil Gjakovës për medalje të argjendtë dhe të artë përfundoi, por xhudisti kosovar tregoi se është një luftarak i madh dhe në sfidën e radhës me dy Waza-ari e mposhti kundërshtarin e tij, për të kaluar në finale të repesazhit, aty ku do ta kërkojë medaljen e bronztë, njëjtë si motra e tij dje, Nora Gjakova.

Në finale të repesazhit Gjakova do ta presë njërin nga humbësit nga gjysmëfinalja.

Lajme të ngjashme