Laporta e godet shefin i LaLigës: Tebas ka fobi ndaj Barçës, nuk donte që Messi të luante për ne - NACIONALE

Laporta e godet shefin i LaLigës: Tebas ka fobi ndaj Barçës, nuk donte që Messi të luante për ne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i është përgjigjur ashpër shefit të La Ligës, Javier Tebas, duke e akuzuar se po bën fushatë kundër Barcelonës, pasi ai i kishte kërkuar atij të shpjegohej për skandalin e klubit me ish-nënkryetarin e Komitetit të Gjyqtarëve.

Barcelona është duke u hetuar për një pagesë në vlerë prej 1.6 milionë eurove në llogarinë e zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës, Jose Maria Enriquez Negreiras.

Barça ia pagoi këtë shumë të majme parash kompanisë së Jose Maria Enriquez Negreira Dasnil 95 SL, i cili ishte zëvendëspresident i Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës nga viti 1994 deri në vitin 2018, transmeton Gazeta Nacionale.

Tebas tha të hënën se Laporta duhet të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës nëse nuk e shpjegon mirë skandalin me Negreiras.

Sot gjatë një konference për media, Laporta i reagoi ashpër Tebasit duke e akuzuar se dëshiron të njollosë emrin e Barcelonës.

“Tebas e zhveshi maskën përsëri dhe tregoi se është kundër Barcelonës. Tebas dëshiron që unë të jap dorëheqje, por nuk ia plotësoj këtë dëshirë. Ai ende nuk ka harruar refuzimin tonë për CVC dhe Superligën. Tebas e di se me mua ai nuk mund më të kontrollojë Barcelonën nga larg”, tha Laporta të martën.

Ai shtoi: “Javier Tebas flet për neve çdo ditë. Ai duhet të rrijë në vendin e vet. Kushdo që përpiqet ta njollosë emrin e Barçës, do të marrë përgjigje të ashpër nga ne.”

Ai e akuzoi po ashtu shefin e ligës elitare spanjolle se kishte qenë kundër që Messi të luante për Barcelonën në dy raste.

Tebas nuk donte që Messi të vazhdonte me Barcelonën. Në vitin 2005, ai nuk donte që Messi të luante për Barcelonën”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme