33 pagesat që Barça ia bëri Negreiras “për t’u siguruar që vendimet e gjyqtarëve të mos ishin kundër saj” - NACIONALE

33 pagesat që Barça ia bëri Negreiras “për t’u siguruar që vendimet e gjyqtarëve të mos ishin kundër saj”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta spanjolle El Mundo i ka zbuluar faturat e 33 pagesave që Barcelona ia kishte bërë kompanisë së Jose Maria Enriquez Negreiras, Dasnil 95 SL, 1.685.142 euro në përgjithësi.

Faturat, që ishin dërguar nga Barcelona në Agjencisë Tatimorë të Spanjës më 2021, mbanin dy përshkrime të njëjta gjithmonë: “përgatitja dhe dërgimi i videove teknike në klub” dhe “video teknike këshilluese”.

Faturat nuk përmbanin shumën e njëjtë gjithmonë, mes 30.250 euro (shuma më e vogël) dhe 90.750 euro (shuma më e lartë).

Agjencia Tatimore kishte shkruar në raporton e saj për Dasnil 95 SL se “Barcelona donte të sigurohej se vendimet e gjyqtarëve të mos merreshin kundër saj, me fjalë të tjera, që çdo gjë të ishte neutrale”.

Barça ia pagoi këtë shumë të majme parash kompanisë së Jose Maria Enriquez Negreir, i cili ishte zëvendëspresident i Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës nga viti 1994 deri në vitin 2018, transmeton Gazeta Nacionale.

Gjiganti katalonas e pagoi kompaninë e Negreirit 1.685.142 euro gjatë një periudhë tri sezonale, nga viti 2016 deri në vitin 2018.

Barcelona nuk ia pagoi më asnjë cent kësaj kompanie nga viti 2018. Thuhet se data përkon me largimin e Negreiros nga Komiteti i Gjyqtarëve.

Një hetim nga prokuroria e shtetit ndaj Barcelonës për këtë rast ka nisur tashmë.

Negreiro u ka thënë hetuesve se nuk e kishte favorizuar Barcelonën në asnjë vendim të referimit, por se i kishte ofruar klubit këshilla verbale në disa raste, përfshirë për mënyrën se si duhet të sillen lojtarët përballë gjyqtarëve.

Barcelona ka reaguar ndaj këtij lajmi përmes një komunikate në uebsajtin e vet, duke e mohuar se kjo pagesë përbën konflikt interesi. Ajo e pranoi se kishte punuar me kompani të jashtme për të mbledhur informacione për referimin.

Barcelona është e vetëdijshme për hetimin ndaj pagesave për kompanitë e jashtme dhe dëshiron ta bëjë të qartë këtë: në të kaluarën, klubi punësoi një konsulent të jashtë për shërbime, i cili i ofroi sekretarit teknik të klubit raporte në format video të lojtarëve të rinj nga klubet e tjera në Spanjë”, thuhet në komunikatën e Barçës.

Për më tepër, lidhja me konsulentin u zgjerua në raporte teknike në lidhje me referimin profesional në mënyrë që të mblidheshin të dhëna të kërkuara nga stafi i trajnerëve. Kjo është praktikë e zakonshme në mesin e klubeve profesionale”, thuhet tutje në komunikatë.

Lajme të ngjashme