Rasti Negrier: A ka përfituar Barcelona më së shumti nga gjyqtarët? - NACIONALE

Rasti Negrier: A ka përfituar Barcelona më së shumti nga gjyqtarët?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke u hetuar për një pagesë në vlerë prej 1.4 milionë eurove në llogarinë e zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës. Tani kanë filluar të lindin mëdyshjet mos Barcelona ka përfituar më së shumti nga gjyqtarët.

Skandali i publikuar nga “SER Catalunya” po bën bujë të madhe në Spanjë. Në qendër të akuzave është Barcelona. Paratë që janë dhënë nga 2016 deri më 2018 për Negreiran mund të flasin shumë edhe rreth ndarjes së drejtësisë që ka ndodhur në atë periudhë kohore.

E përditshmja “Marca” ngre mëdyshje nëse Barcelona ka përfituar më së shumti nga favorizimet e gjyqtarëve. Në atë periudhë Barcelona ka fituar dy tituj, kurse Real Madridi një. Ndërkaq në Kupën e Mbretit katalonasit kanë triumfuar në tri edicione radhazi.

Po ashtu edicionet 2016/2017 dhe 2017/2018 lanë qenë ato të fundit pa qenë në funksion VAR-i. Gjithsesi, siç shpjegon “Marca”, sezoni 2016/2017 ka qenë i karakterizuar me shumë polemika sa i përket ndarjes së drejtësisë nga gjyqtarët.

Real Madridi në këtë sezon shpallej kampion, por mbahet mend një gol i çuditshëm që i ishte regjistruar si i rregullt Barcelonës. Fjala është për golin fantazëm të Villamarin. Njashtu mund të kujtohen edhe penalltitë e akorduara kundër Valencias apo pozita jashtë loje e Messit në golin që shënonte kundër Espanyolit.

Barcelona kishte 9 penallti të akorduara në favor të saj. Asnjë nuk kishte akorduar kundër saj dhe 10 lojtarë rivalë me të cilët ishte ndeshur në atë sezon ishin përjashtuar nga loja me sezon të kuq.

Ndërkaq në rastin e Real Madridit kishte 8 penallti të akorduar, 4 penallti tjera që i janë akorduar kundër dhe vetëm 4 lojtarë nga ata kundërshtarë ishin ndëshkuar me të kuq.

Një tjetër e dhënë e çuditshme është se për 78 ndeshje rresht nuk ishte akorduar asnjë penallti kundër skuadrës katalonase.

Pra, në sezonin, pasardhës, atë 2017/2018, këto ishin statistikat:

Barcelona: 5 penallti pro, 2 kundër saj, 2 kartonë të kuq ndaj saj dhe 4 ndaj rivalëve të saj;
Real Madridi: 10 penallti pro, 4 të akorduara kundër, 4 kartonë të kuq dhe 3 kartonë të kuq për kundërshtarët.

Në sezonin 2018/2019 nuk mungojnë polemikat. Barcelona fiton titullin e saj të fundit, por në mesin e shumë zhurmave për favore arbitrale.

Në këtë sezon këto ishin të dhënat:

Barcelona: 9 penallti pro, 2 penallti kundër, 2 kartonë të kuq, 5 lojtarë rivalë të ndëshkuar me të kuq;
Real Madridi: 9 penallti pro, 8 penallti kundër, 6 kartonë të kuq, 3 kartonë të kuq për kundërshtarët.

Bilanci i penalltive mes VAR dhe pa të dallon shumë. Real Madridi duket se ka përfituar më shumë nga instalimi i teknologjisë në futboll..

Bilanci është ky:

Barcelona: Pa VAR në favor 57 penallti, kundër 15= +42. Me VAR: 31 penallti pro, 19 kundër= +12.
Real Madridi: Pa VAR në favor 55 penallti, kundër 26= +29. Me VAR në favor 43, kundër 27= +16.

Lajme të ngjashme