Lajm i mirë për Manchester Unitedin, Chelsea i thotë Brightonit se nuk do të paguajë 90 milionë euro për Caicedon - NACIONALE

Lajm i mirë për Manchester Unitedin, Chelsea i thotë Brightonit se nuk do të paguajë 90 milionë euro për Caicedon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea nuk është e gatshme të paguajë mbi 90 milionë euro për yllin e Brightonit, Moises Caicedo, siç raportohet nga mediat britanike dhe ky po që është një lajm i mirë për Manchester Unitedin, me këta të fundit që janë në ndjekje të tij për ta transferuar në këtë afat kalimtar veror.

Londinezët kishin bërë një ofertë prej 65 milionë euro për mesfushorin e talentuar, Caicedo, e cila ishte refuzuar në janar dhe sipas David Ornstein nga The Athletic, një ofertë e përmirësuar prej 70 milionë euro u refuzua në qershor. Tani, The Times pretendon se të kaltrit nuk do të shpenzojnë më shumë se 90 milionë euro për 21-vjeçarin këtë verë pasi nënshkruan me sulmuesin e Villarrealit, Nicolas Jackson në një marrëveshje tetëvjeçare për 35 milionë euro.

Moises Caicedo Brighton 2023 HIC 2:1

Nëse skuadra nga Stamford Bridge nuk është e përgatitur të ofrojë afër 115 milionë euro për reprezentuesin e Ekuadorit, kjo mund t'i hapë derën Manchester United duke u përpjekur të nënshkruajë me ish-yllin e Independiente del Valle. Sky Sports thotë se Djajtë e Kuq mund ta kthejnë vëmendjen e tyre te Caicedo, kontrata e të cilit me Amex skadon në vitin 2027, pasi oferta e tyre prej 65 milionë eurosh për Mason Mount të Chelseat u refuzua.

Moises Caicedo Ecuador.

Brighton nënshkroi me Caicedon nga Independiente për një vlerë të vogël prej 5,25 milionë euro në shkurt 2021, disa javë pasi United pati mundësinë të nënshkruante me 19-vjeçarin e atëhershëm për një çmim të ngjashëm. Nëse 21-vjeçari, i cili ishte objektiv transferimi i Arsenalit në janar, shitet këtë verë, Pulëbardhat do të kenë një fitim të madh nga ylli i tyre.

Lajme të ngjashme