Moises Caicedo e zgjedh Chelsean para Bayernit e Arsenalit, marrëveshja pranë - NACIONALE

Moises Caicedo e zgjedh Chelsean para Bayernit e Arsenalit, marrëveshja pranë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Brightonit, Moises Caicedo ka pranuar t’i bashkohet Chelseas duke informuar Bayern Munichun se s’është i interesuar për kalimin në Gjermani.

Një numër i madh i skuadrave ishin të interesuara për yllin nga Ekuadori, pasi Brightoni pranoi ta shet në verë.

Arsenali dërgoi dy oferta zyrtare gjatë janarit për 21-vjeçarin, që u refuzuan nga Brightoni, e tani kanë mbetur mbrapa në garë shkaku që e kanë bërë prioritet Declan Rice.

Mirëpo, siç raporton “Sky Germany”, Caicedo tani ka zgjedhur destinacionin e radhës pasi dëshiron t’i bashkohet Chelseas.

Bayern Munich kishte diskutuar me agjentët e Caicedos javë më parë por tani e kanë pranuar se nuk kanë asnjë mundësi për ta kompletuar transferimin meqenëse futbollisti dëshiron të qëndrojë në Premierligë.

Chelsea tani është afër që ta kompletojë tërë marrëveshjen me Brightonin që kërkon 100 milionë funte për ta lënë të lirë.

Sidoqoftë, “Blutë” e Londrës pritet ta përdorin Conor Callagher si pjesë të marrëveshjes meqenëse Brightoni kishte interesim për anglezin në të kaluarën.

Chelsea me Caicedon e sheh mesfushën si “të kryer” pasi kanë blerë edhe Enzo Fernandezin në janar, derisa dyshja Mateo Kovacic dhe N’Golo Kante do të largohen së shpejti.

Trajneri Mauricio Pochettino gjithashtu ka kërkuar edhe transferimin e një qendërsulmuesi me Victor Osimhen dhe Nicolas Jackson që janë në listë.

Lajme të ngjashme