Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet me Enzon, vazhdon kërkimin e Caicedos
Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar. Pas ofertës së jashtëzakonshme drejtuar Benficës për Enzo Fernandez, të kaltrit e Londrës do të tentojnë deri në fund edhe për yllin e Brightonit, Moises Caicedo.
Ndërsa Chelsea i afrohet një marrëveshjeje rekorde britanike për transferimin e Enzo Fernandez të Benficës, shumë do të supozonin se afati kalimtar i janarit do të mbyllej. Por sipas The Guardian, të kaltrit mund të bëjnë ende një ofertë të vonuar për Caicedon te Brightoni, të cilin e kanë ndjekur gjatë gjithë muajit.
Caicedo ka qenë objektivi kryesor i ditëve të fundit nga rivalët e Chelseat, Arsenal, me topçinjtë që tashmë kanë parë dy oferta të refuzuara. Edhe pse kanë shpenzuar pafund, raportimet thonë se pronarët Todd Boehly dhe Clearlake Capital mbeten të interesuar për ekuadorianin.
Chelsea kishte bërë ofertë prej 62 milionë euro për 21-vjeçarin por u refuzua nga Brightoni, por me një marrëveshje për Fernandez që tani duket se do të përfundojë dhe Conor Gallagher që është bërë cak i Evertonit me një ofertë prej 50 milionë euro, mund të ketë ende vend për një tjetër futbollist.

Graham Potter stërviti Caicedo në Brighton, skuadër e cili e mundi Manchester Unitedin për nënshkrimin e tij në vitin 2021 në një marrëveshje me vlerë vetëm 5,1 milionë euro.
Reprezentuesi i Ekuadorit iu drejtua rrjeteve sociale ku tha se dëshiron të largohet, i vetëdijshëm për interesimin nga Arsenali dhe Chelsea.
Prioriteti i Chelseat pa dyshim do të jetë përfundimi i një marrëveshjeje për Fernandez përpara afatit të transferimeve që mbyllet nesër, por duke marrë parasysh shpenzimet e tyre të shfrenuara këtë muaj dhe faktin që ata mposhtën Arsenalin për Mykhailo Mudryk më herët gjatë këtij muaji, asgjë nuk mund të përjashtohet për Caicedon.
