Kurti poston fotografi me ambasadorin e Shqipërisë dhe të Italisë nga Ballkoni i Hapur i Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me dy ambasadorët, atë të Italisë, Antonello De Riu, dhe atë të Shqipërisë, Petrit Malaj, kanë shkuar të ndjekin ndeshjen e Euro 2024 së bashku.
Të tre bashkë, të shoqëruar nga kabinetet e tyre, po ndjekin ndeshjen Itali-Shqipëri, nga Ballkoni i ndërtesës së Qeverisë.
Kurti ka postuar në Facebook-un e tij një fotografi me dy ambasadorët, ku ka shfaqur përkrahjen e tij ndaj Shqipërisë.
“Nga Ballkoni i Hapur i Qeverisë, pak para ndeshjes Shqipëri – Itali. Përpara Shqipëri!” – ka përfunduar ai.