Kupa e Kosovës vazhdon edhe me katër ndeshje, "spikat" Prishtina - Dukagjini - NACIONALE

Kupa e Kosovës vazhdon edhe me katër ndeshje, "spikat" Prishtina - Dukagjini

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ditën e diele do të zhvillohen edhe katër ndeshje tejet interesante në kuadër të 1/8 së finales për Kupën e Kosovës.

Vëmendja më e madhe do të jetë në përballjen mes FC Prishtinës dhe KF Dukagjinit, skuadra që garojnë në Superligën e Kosovës.

Të dy klubet ende "ëndërrojnë" kualifikimin përmes Kupës, prandaj do të bëjnë çmos për një "biletë" për në çerekfinale.

Në anën tjetër, KF Malisheva nën urdhrat e trajnerit të ri Bylbyl Sokoli do të jetë nikoqir i skuadrës së Ligës së Parë, KF Fushë Kosova.

Gjilani që ka dal nga kriza ekonomike do ta pres Vjosën, kurse ndeshja e katërt është mes Beharit dhe Prizrenit.

Të gjitha takimet do të nisin me fillim nga ora 13:00.

Kujtojmë, se gjatë ditës së shtunë kualifikimin e siguruan KF Ballkani, Vushtrria, Llapi dhe Feronikeli.

Sa i përket Feronikelit, situata mund të ndryshojë pasi siç raportoi Nacionale, ata thyen rregullat duke luajtur me pesë transferimet e janarit (3 prej tyre titullar, 2 u inkuadruan gjatë pjesës së dytë), pavarësisht që s'u lejohej pasi e kishin të bllokuar merkaton.

Klubi mitrovicas Trepça '89 u ankua te komisioni i garave të FFK-së dhe vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme