Kombëtarja e Kosovës në futsal luan ‘finalen’ me Gjeorgjinë, djelmoshat kanë nevojë për përkrahje - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës në futsal luan ‘finalen’ me Gjeorgjinë, djelmoshat kanë nevojë për përkrahje

2 javë më parë

nga NACIONALE

Nesër me fillim nga ora 20:00, kombëtarja e Kosovës në futsal do ta ketë një ndeshje finale.

Kjo për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër të kualifikimeve të Evropianit.

Kosova përballet me Gjeorgjinë, dhe do të synojë fitore me +2 gola epërsi, pasi javë më parë Kosova humbi 3-1.

Me lojtarë në formë si Ramadan Alaj, Drilon Maxharraj, Melos Kelmendi, Diar Deliu, Bajram Ramadani, Jeton Rukovci, e të tjerë, Kosova synon fitore të madhe.

Djelmoshat kosovarë kanë nevojë për përkrahje të madhe nesër me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme