PDK para qeverisë: “Albin, hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues”
Partia Demokratike e Kosovës sërish ka ‘protestuar’ herët në mëngjesin e së hënës para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në zyrën të cilën vazhdon ta mbajë deputeti i betuar Albin Kurti.
Ndonëse afatet kushtetuese për konstituim të kuvendit janë konsumuar me Kurtin që ka kërkuar “kohë shtesë,” PDK kërkon nga Kurti të vazhdojë seancën konstitutive.
“Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!,” shkroi PDK-ja.